Fitoi titullin me Egnatian, titullari i rrogozhinasve merr ftesën e Kombëtares

Egnatia fitoi titullin kampion për të dytin vit radhaz dhe sigurisht që lojtarët e rrogozhinasve kanë tërhequr vëmendjen e disa ekipeve. Por paraqitjet e tyre kanë marrë edhe vëmendjen e ekipeve kombtare.

Kështu Zamiq Aliyev është grumbulluar nga Azerbajxhani për ndeshjet e radhës. Titullari i Egnatias do të jetë i gatshëm për kombëtaren e tij për 2 sfidat miqësore që do të luajnë në muajin qershor, me azerbajxhanasit që e kanë përfshirë në listën e të grumbulluarve.

Azerbajxhani do të luajë në transfertë ndaj Letonisë me 7 qershor, me këto të fundit që janë kundërshtari i Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe me 10 qershor do të presin në shtëpi Hungarinë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Lojtarët e Napolit prishin konferencën e Kontes, Rrahmani rrëmben mikrofonin: Boll me pyetjet, duhet të festojmë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us