‘Fitorja’ e radhës për Berishën, Kuvendi e pranon si pjesë të Grupit të PD pasi u përjashtua nga Basha. Dhe Luli pjesë e listës

Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar Sali Berishën si pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Berisha u përjashtua në 9 shtator të vitit 2021 nga Lulzim Basha (atëherë kryetar i PD) nga Grupi Parlamentar dhe Kuvendi nuk pranoi një sërë kërkesash të PD-së që Berisha të ishte pjesë e këtij grupi.

Pas marrjes se vulës së PD dhe njohjes nga gjykata të Berishës si kryetar leigjitim, tashmë edhe Kuvendi ka pranuar që lideri demokrat të jetë edhe pjesë e grupit formalisht.

Te linku ne faqen e Parlamentit është fotografia e Berishës në faqen zyrtare të Kuvendit, ku gjendet krah deputetëve të tjerë të PD-së.

Kujtojmë se pak ditë më parë Gjykata e Posaçme hoqi masën e arrestit të shtëpisë për Berishën, duke bërë që sot ish-kryeministri të ishte në Parlament.

Lajme të tjera |  Sula: Ja cilët janë grupet në PD, Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us