Fituan titullin e dytë radhazi, reagon zyrtari i Egnatias

Egnatia mori një fitorë të madhe mbrëmjen e djeshme përballë Vllaznisë në finalen e titullit kampion të Superiore. Sfida përfundoi 0-4 për rrogozhinasit, të cilët “korrën” titullin e dytë radhazi dhe të dytin në histori.

Për herë të parë pas këtij suksesi, ka ardhur reagimi edhe nga drejtori sportiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj. Ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale, me anë të një “thënie” tepër të bukur dhe domethenëse.

“Sërish kampionë! Duke lënë një trashëgimi që do të inspirojë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të arrijnë më tepër”, shkruan drejtori sportiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj.

Fituan titullin e dytë radhazi, reagon zyrtari i Egnatias

Postimi i Klejdi Zenelaj
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Mbylli aventurën me Milan dhe Romën, sulmuesi anglez bëhet shok skuadre me Muçin e Rashicën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us