Flamur Noka ka folur së fundmi lidhur me zgjedhjet e 11 Majit, ku opozita humbi thellë.
Sipas Nokës Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS dhe vetëm 50 për PD me aleatët.
Tani, kaq bën opozita! Në rast se ju mendoni se opozita duhet të kapë kallashin, këtu nuk kemi për ta bërë”, tha Noka në A2 CNN.
Ka shumë demokratë që thonë se partive të tjera u kemi dhënë më shumë se sa u takonte. Por për Nokën, në një farsë kurrë nuk analizohen shifrat. “Farsa është farsë.
Nëse do të analizoheshin zgjedhje të lira dhe demokratike dhe opozita do të merrte rezultat negativ, atëherë do të shihnim nga vetja dhe do të analizohej thellësisht çdo gjë.
Në Shqipëri, kartelet bënë listën e kandidatëve dhe sot kanë 28 deputetë në Parlamentin e shtatorit aty brenda”, shtoi ai.