Flamur Noka mendon se Belind Këlliçi ka bërë lapsus kur ka thënë që “Sali Berisha nuk po bën fushatë për të qenë kryeministër i ardhshëm.”
Në studion e Ylli Rakipit, sekretari i përgjithshëm i PD-së këmbënguli se, në rastin më të mirë, kjo deklaratë është një lapsus i Këlliçit apo një keqinterpretim i medias
Ndoshta zoti Këlliçi i përmbahet premtimit të Sali Berishës që thotë se, nëse fiton zgjedhjet, do të jenë demokratët që do ta vendosin me votë nëse do të jetë kryeministër.
Se si vendosin demokratët në PD, kjo është një gjë e njohur për shqiptarët.
Ajo që nuk dihet është nëse deklarata e Belind Këlliçit ka të bëjë me një largim të imazhit të Berishës në fushatë si kryeministër i ardhshëm apo ka të bëjë me mundësinë e “kryengritjes” në pallat, që ndoshta Belindi dhe disa të tjerë po bëhen gati ta organizojnë pas 11 majit.