Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, debatuan ashpër për programin që e majta prezantoi kur erdhi në krye të qeverisë dhe për premtimet e (pa)mbajtura.
Noka e pyeti Klosin se çfarë ka bërë për vendin Partia Socialiste në këto 12 vite qeverisje. Ky i fundit foli për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe tha se “BE ka dëshmuar që Shqipëria ka bërë hapa në të gjithë kapitujt”.
Noka: A e mbani mend 300 ditëshin e Ramës, premtoi 300 mijë vende pune dhe përfundoi me ngrënie kokash njëri-tjetrit
Klosi: Ne sot jemi një vend që ka hapur negociatat me BE-në
Noka: Ka 12 vite që kanë qenë në këtë stad negociatat. Mos gënjeni
Klosi: Mos bërtit… Ne të dy nuk ia mbushim dot mendjen njëri-tjetrin
Noka: Më trego programin
Klosi: Ne sot kemi hapur negociatat me Bashkimin Europian dhe vetë Bashkimi Europian ka dëshmuar që Shqipëria ka bërë hapa në të gjithë kapitujt
Noka: Leri këto blla blla blla, më thuaj ç’ke bërë për bujqësinë, shëndetësinë
Klosi: Ti nuk do ta dëgjosh
Noka: Ju ka hyrë lepuri në bark. Dridheni. Më thuaj çfarë keni bërë
Klosi: Kemi bërë aq shumë për këtë vend, sot jemi kampion për turizmin në rajon, rritjen e pagave, pensioneve.
Noka: Ca thua mo, jeni bërë kampion për krimin. Zbrit mo nga autobusi, çfarë pensionesh thua