Flamurtari dhe Besa “luftë” në distancë për Superioren, vëmendja edhe në Fier. Njihuni me NDESHJET e fundit të Kategorisë së Parë

Kategoria e Parë do të luajë ndeshjet e fundit të këtij sezoni. Java e 33-të e kampionatit do të zhvillohet ditën e sotme në orën 15:00.

Kjo javë do të jetë vendimtare për të vendosur skuadrën e dytë që do të sigurojë Superiroren. 90-të minuta vendimtare për Flamurtarin e Besën, që në distancë do të luftojnë për ngjitjen.

Siç dihet vlonjtatë kanë 1 pikë më shumë në klasifikim se kavajasit dhe të dielën do të duelojnë me Vorën. Ndërsa Besa do të presë në shtëpi Valbonën.

Erzeni do të presë Kastriotin, ndërsa Burreli luan në transfertë ndaj Kukësit. E luftuar do të jetë edhe përballja mes Apolonisë dhe Lushnjes që do të luhet për një vend në “Play-Off”, teksa Korabi – Pogradeci është sfida e fundit.

Flamurtari dhe Besa “luftë” në distancë për

 

Lajme të tjera |  Alonso dhe Reali në kontakte, Bayer Leverkusen i vë kusht klubit “Los Blancos”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us