“Flirtoi me gjithë shtëpinë dhe në fund u bë e dashura jote”, Ilnisa përgojon Heidin. Rrjeti shpërthen kundër saj: Sa grua e ligë…

Debatet në “Big Brother Vip” nuk ka fund. Ndonëse i qëndroi afër kur u nda me Romeon, Ilnisa ka përgojuar sot në mënyrë të shëmtuar Heidin, duke thënë se ajo ka flirtuar me Meritonin, Alfion dhe Fationin dhe ka qenë gjithmonë në kërkim të një të dashuri.

“Tani të jap të drejtë ty Roza. Ajo vajza pa lidhje fare ka flirtuar me Meritonin. Ajo ka qenë këtu në kërkim të një ndjenje me insistim E bëri me Alfion, e di unë dhe disa banorë të tjerë. Me insistim shkonte flirtonte, i dilte para. Ai u hutua komplet as nuk gatoi më se e ndiqte gjithë kohën kjo. Iku Alfio, nisi me Fationin, i thoshte çfarë trupi ke”, tha ajo fillimisht në bisedën me Rozën.

Lajme të tjera |  U përjashtua pasi qëlloi me SHUPLAKË Gjestin, reagon G Bani: Më është prekur imazhi!

Më pas ajo ka debatuar me Romeon duke i thënë se i vjen keq për të pasi, Heidi flirtoi me të gjithë djemtë e shtëpisë dhe në fund u bë e dashura e tij. Aktori i tha se është e turpshme që ajo të bëjë deklarata të tilla për një femër teksa e quajti shfrytëzuese.

Por rrjetit nuk i ka pëlqeyer aspak përgojimi që Ilnisa i ka bërë Heidit. Të shumtë kanë qenë komentet që e cilësojnë si të turpshme, të ligë, hienë, e poshtër, etj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us