Flutura Açka flet “pa doreza”: Në Parlament ka deputetë që janë armiq me dushin

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka nuk i ka kursyer të vërtetat ndaj kolegëve të saj në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. E ftuar në podcastin e Albana Osmanit, deputetja është ndalur gjatë në jetën parlamentare, duke zbuluar detaje “pikante” nga Kuvendi. Më shumë zbuloi, kur iu drejtua pyetja se “çfarë arome mban parlamenti?”.

“Si furriku. Furrik. Nuk e di çfarë ere ka, por meqenëse ka furriku ndonjë erë, furrik. Unë nuk e kam parasysh se çfarë ere e ka por meqenëse i thonë furrik, furrik e ka një erë. Sepse shiko… Është e bukur ta them. Në Parlament vijnë edhe njerëz që si lajnë sqetullat. Veshin xhaketën, i sheh me kollare, por ti kupton që nuk e njeh dushin. Janë armiq të briskut dhe të dushit.Ka armiq të briskut dhe të dushit, sic thotë një njeri i njohur kur flet për politikanët. Unë kam ndeshur të tillë. Kam ndeshur edhe analfabetë. Në kuptimin që shkruajnë vetëm emrin e tyre,”-tha Açka.

Lajme të tjera |  Parashikimi i Ramës: Berisha të dielën do shpallë fitoren, të hënën vjedhjen dhe të martën revolucion

Por nuk hezitoi të komentonte dhe thashethemet që dëgjonte në sallën e ligjvënësve.

“A merren me thashetheme? Shumë! Nëna e thashethemeve është Parlamenti. Po ka edhe njerëz të mrekullueshëm dhe jam e lumtur që i kam takuar,“-shtoi ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us