“Fokus News” – I Pavarur. I Vërtetë!

Nga Fokus News

Sot është 28 nëntor 2023.

Sot në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe kudo në çdo familje shqiptare në botë, festohet 111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, krijimit të Shtetit të Pavarur Shqiptar.

Sot është 28 nëntor 2023.

Sot “lindi” gazeta “Fokus News”. Gazeta e lajmit të pavarur. Gazeta e lajmit të vërtetë.

“Fokus News” është një iniciativë e fjalës së lirë. Lajmit në kërkim të së vërtetës, pa butaforinë dhe manipulimin mediatik.

Lajmit që shqetësohet për realitetin shqiptar, shpesh të hidhur; problemeve sociale që përjetojnë qytetarët, investigimit të korrupsionit dhe abuzimit, kronikës së zezë që po merr përmasa të frikshme, por edhe të pasqyrimit të një Shqipërie që zhvillohet dhe modernizohet, artit dhe kulturës, sportit që po arrin suksese të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Lajme të tjera |  Në rrezik vota e diasporës/ Berisha vë "ultimatumin", PS&KQZ kundër: Emigrantët pa ID nuk votojnë!

“Fokus News” do të sjellë opinionet e gazetarëve të njohur, por dhe personaliteteve nga fusha të ndryshme, që ngrejnë probleme.

Një gazetë që ka në fokus zhvillimet më të rëndësishme botërore, analizat gjeopolitike, por edhe ato të teknologjisë dhe padyshim edhe lajme nga bota e shoubizit.

Rrugë të mbarë “Fokus News”!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us