Forcat e Izraelit publikojnë hartën: Ndarja e zonave të evakuimit në Rripin e Gazës

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) pretendojnë se Hamas, të cilën e konsiderojnë si një organizatë terroriste, përdor banorët e Rripit të Gazës si mburoja njerëzore, duke vendosur komandën e saj dhe infrastrukturën ushtarake në zona të banuara, spitale, xhami dhe shkolla.

Sipas IDF, Hamasi i kthen vendet civile në objektiva ushtarake ndërsa përdor civilët dhe objektet civile si mburojë njerëzore.

Po ashtu IDF pretendon se që nga fillimi i luftës, forcat izraelite kanë përdorur mjete të ndryshme për të shmangur dëmtimin e civilëve në Rripin e Gazës. Kjo përfshin dërgimin e mesazheve dhe njoftimeve për banorët e Gazës duke u bërë thirrje atyre që të evakuohen nga zona specifike që përdoren nga Hamasi për aktivitete terroriste dhe thirrje që ata të evakuohen përgjatë rrugëve përkatëse.

Lajme të tjera |  Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius!

Në përgatitje për fazën tjetër të luftës, IDF po publikon Hartën e Zonës së Evakuimit në Rripin e Gazës. Kjo e ndan territorin e Rripit të Gazës në disa zona për t’u mundësuar banorëve të Gazës të orientohen dhe të kuptojnë udhëzimet dhe të evakuohen nga vendet specifike për sigurinë e tyre nëse kërkohet.

Një hartë interaktive që u publikua tregon numrat e zonave në veri dhe jug të Rripit të Gazës, duke u bërë thirrje banorëve që të lokalizojnë zonën përkatëse dhe të veprojnë nëse u kërkohet të evakuohen prej saj. Harta u publikua në një faqe të veçantë, në faqen e IDF në arabisht dhe në një video speciale të publikuar nga zëdhënësi i IDF në arabisht në rrjetet sociale. Për më tepër, harta u publikua në njoftimet e shpërndara nga IDF në Rripin e Gazës.

Lajme të tjera |  Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Lidhja me faqen: https://bit.ly/gaza_blockmap

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us