Forma e dobët ndaj Ukrainës, Daku zbulon: Luajta për herë të parë pa injeksione pas 3 muajsh!

Mirlind Daku e nisi si titullar ndeshjen ndaj Ukrainës, por sulmuesi kuqezi nuk ishte në formë, duke detyruar Sylvinhon që ta largojë nga loja në minutën e 46-të.

Pas humbjes 1-2 në Nations League, Daku tregoi edhe motivin se përse paraqitja e tij nuk ishte pozitive.

“Jo për t’i ikur përgjegjësisë, por të gjithë e nisëm keq. Këto 3 muajt e fundit kam patur problem me një lëndim, ende nuk e kam marrë veten.

Kjo ishte ndeshja e parë pas 3 muajsh që luajta pa injeksion. Gjatë 3 muajve kam luajtur me injeksione të forta, që për një trup të një sportisti nuk janë të lehta. Nga dëshira e madhe, sakrifikuam”- tha Daku për gazetarin Arlind Sadiku.

Lajme të tjera |  SOT, ORA 20:45/ Dilema në mbrojtje dhe sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria. Stojkoviç mund t’i besojë formacionit fitues

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us