Barcelona dhe Interi do të përplasin “brirët” sonte në mbrëmje, e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Champions League. Barcelona në këtë dule vështrohet si favorite nga specialistë e futbollit, ndërsa fokusi ka kalur te formacionet.
Barcelona – Hansi Flick duhet të bëjë pa Balden dhe Lewandowskin, përveç Casado-s i cili ka qenë jashtë për muaj të tërë. Trajneri gjerman pritet të përdorë të njëjtin formacion siç u pa në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.
Szczesny do të jetë ende në portë, në mbrojtje dyshimi i vetëm ka të bëjë me kohën shumë të lartë të lojës së Kounde dhe Cubarsi, njëri prej të dyve mund të zëvendësohet nga Araujo, me Inigo Martinez dhe Gerard Martin që plotësojnë repartin.
Pedri dhe De Jong në mesfushë, Lamine Yamal dhe Raphinha janë të sigurt për vendet e tyre faznë ofensive. Dani Olmo është i favorizuar ndaj Fermin Lopez. Në sulm, Ferran Torres do të zëvendësojë qendërsulmuesin polak.
Interi – Simone Inzaghi gjen Marcus Thuram, i cili është rikthyer në dispozicion dhe do të fillojë së bashku me Lautaro Martinezin.
Pavard do të mungojë në mbrojtje me Bisseck, i preferuar ndaj Darmian, i cili do të zërë vendin e tij për të kompletuar repartin me Acerbi dhe Bastoni përpara Sommer. Mesfusha do të jetë ajo tipike, Dumfries në të djathtë, Dimarco në të majtë, me Barella-Calhanoglu-Mkhitaryan që plotësojnë nyjen qendrore.