Formacionet zyrtare të sfidës Inter – Cagliari, trajnerët marrin vendimet për Asllanin dhe Sherrin

Pas fitores ndaj Bayernit në Champions League, Interi do të zbresë në fushën e lojës sot ndaj Cagliarit në ndeshjen e javës së 32-të të Serie A. Zikaltrit kërkojnë të marshojnë sot drejt titullit kampion.

Në prag të nisjes së takimit, trajnerët Inzaghi dhe Nicola kanë bërë të ditur formacionet zyrtare që do të zbresin në fushën e lojës. Kristjan Asllani dhe Alen Sherri do ta nisin sfidën nga stoli për ekipet e tyre përkatëse.

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, De Vrij, Carlos Augusto; Zalewski, Frattesi, Calhanoglu, Barella, Dimarco; Lautaro Martinez, Arnautovic. Trajner:Inzaghi.

CAGLIARI (3-5-1-1): Caprile; Zappa, Mina, Palomino; Zortea, Adopo, Makoumbou, Deiola, Augello; Coman; Piccoli. Tarjner: Nicola.

Lajme të tjera |  “Nuk do të jesh kurrë vetëm”, Liverpuli bën gjestin prekës për familjen e Diogo Zhotës pas vdekjes së tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us