Interi do të dalë në fushë ditën e sotme përballë Torinos në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të Serie A. Skuadra zikaltër kërkon fitoren me patjetër për të qëndruar në garë për titullin kampion.
Në prag të nisjes së takimit, trajnerët Vanoli dhe Inzaghi kanë bërë të ditur dhe formacionet zyrtare që do të dalin në fushën e lojës. Kristjan Asllani është programuar të nisë që nga minuta e parë këtë takim.
FORMACIONET ZYRTARE:
TORINO (4-2-3-1): Milinkovic-Savic; Dembele, Maripan, Masina, Biraghi; Ricci, Gineitis; Lazaro, Vlasic, Elmas; Adams.
Trajner: Paolo Vanoli.
INTER (3-5-2): Martinez; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Darmian, Zalewski, Asllani, Zielinski, Carlos Augusto; Taremi, Correa.
Trajner: Simone Inzaghi