Tirana do të përballet pas pak me Pogradecin në sfidën e “Play Out-it” të Kategorisë Superiore. Ekipet do të “përplasin brirët” për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.
Në prag të nisjes së këtij takimi, trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Ardian Mema kanë bërë të ditura dhe formacionet zyrtare që do të zbresin sot në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE:
Tirana: Selmani, Kola, Dembele, Mici, Vera, Soler, Rafael, Përgjoni, Haxhiu, Ndreca, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi
Pogradeci: Staniç; Danlandi, Ivan, Shkulaku, Lila, Vokrri, Pengu, Zguro, Krasniqi, Raza, Alidema. Trajner: Ardian Mema.