FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

Seanca e djeshme stërvitore e Kombëtares shqiptare ka sjellë një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë. Pas mungesës në ditët e kaluara, në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit është rishfaqur Rei Manaj.

Futbollisti ka kaluar një situatë gripale në ditët e kaluar dhe stafi mjekësor e kishte lënë pushim futbollistin, që të mos përkeqësohej gjendja e tij. Për më tepër, një natë më parë Manaj kishte shkuar edhe për vizitë më të specializuar në një qendër spitalore në kryeqytet. Por në seancën e djeshme të pasdites, Manaj është bashkuar rregullisht me skuadrën, duke zhvilluar ushtrimet, sinjal i qartë se do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për duelin e nesërm dhe kandidat për një vend mes titullarëve, pavarësisht se ka mbetur pak mbrapa me përgatitjet.

Lajme të tjera |  Një italian vendos drejtësi në “Air Albania”, para 10 vitesh ka gjykuar kuqezinjtë në “Qemal Stafa” (EMRI)

FORMACIONI- Dy dilema janë për Silvinjon në ndeshjen me Serbinë nesër në mbrëmje. T’i besojë nga fillimi Arbër Hoxhës në krah dhe Nedim Bajramit mbrapa sulmuesve në vendin e Laçit, apo ky i fundit të luajë nga minuta e parë dhe Nedimi të spostohet në krah. Ajo që ka provuar trajneri brazilian ditën e fundit, ishte varianti i parë, por deri nesër gjithçka mund të ndodhë.

Sa i përket sulmit, pritet që Broja të jetë nga fillimi dhe Asani në krahun tjetër. Më mbrapa, Asllani dhe Ramadani, me këtë të fundit që e ka fituar balotazhin me Shehun.

dsfdsfsdfsdfsdfsdf (1)

Ndërkohë në mbrojtje, nëse Mitaj, Gjimshiti dhe Balliu kanë shanse më shumë për të qenë titullarë, një vend në mbrojtje do të ndahet mes Ajetit, Kumbullës dhe Ismajlit. Nuk dihet nëse Silvinjo do t’i besojë eksperiencës së Ajetit, shtatlartësisë së Kumbullës apo agresivitetit të Ismajlit. Në portë do të jetë Strakosha.

Lajme të tjera |  “Broja është lojtar që mund t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Ndeshje delikate, do të fitojë ekipi që…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us