Drejtuesi politik i Partisië Socialiste për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku ka treguar së fundmi planin për të sjellë Formula 1 në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë për “News24”, Mazniku thotë se kjo gjë do të ndodhë në vitin 2030.
Ndër të tjera, Arbjan Mazniku shprehet se Formula 1 do të zhvillohet pikërisht në qarkun ku ai është drejtues politik i PS-së, pra në Elbasan. Madje ai shton se së bashku me këtë kompeticion, pritet që të vijnë edhe 100 mijë turistë.
“Jemi duke punuar që të kemi infrastrukturën e duhur për një garë të këtij niveli ndërkombëtar. Po ecim përpara. Në vitin 2030, do të kemi Formula 1 në Elbasan dhe do të ketë 100 mijë turistë. Po ecim me punimet, që të jetë infrastruktura e duhur për këtë garë gjigante në nivel ndërkombëtare”, ishin fjalët e Arbjan Maznikut.