FOTO/ Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali: Nuk ka paqe, vetëm lot!

Është zbardhur identiteti i 25-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar paraditen e djeshme në Itali.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është kamionisti Haris Shala, baba i një vajze shumë të vogël, me banim në Pisa.

Nuk kishin kaluar as një mijë ditë para se të binte një zi e re në familjen Shala, pasi Haris në tetor të vitit 2021 kishte humbur po në aksident rrugor, kushëririn e tij, Besmirin.

FOTO/ Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme rreth orës 10:15 në autostradën A22 Brennero në karrexhatën jugore, veçanërisht në shtrirjen midis Nogarole Rocca (në provincën e Veronës) dhe kabinës së pagesës Mantua Nord.

Autostrada ishte mbyllur më herët që nga ora 06:20 deri në orën 08:22 për të lëvizur një rimorkio që ishte përmbysur në rrugë. Më pas autostrada u rihap në një korsi për të lejuar që të lirohej sadopak trafiku, përpara një mbylljeje pasuese në orën 09:40 të mëngjesit, e nevojshme për të hequr rimorkio. Pak minuta më vonë ka ndodhur dhe aksidenti i dytë, edhe më tragjik, ku ka humbur jetën 25-vjeçari shqiptar

Lajme të tjera |  VIDEO / Aksident i pazakontë në Tiranë, makina merr para katër mjete të tjera dhe një motor në rrugën me trafik

Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve që po udhëtonin të dyja në drejtim të Modenës. I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima Haris Shala nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit Pas përplasjes së fuqishme, shoferi shqiptar me banim në Piza, vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.

Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë, një helikopter, policia rrugore dhe zjarrfikëset. Gjatë operacioneve të shpëtimit – të cilat përfunduan rreth mesditës – shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Rocca dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun. Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, duke përfshirë vinçin dhe shtatë operatorë, përdorën shpërndarës dhe gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e Harisit nga kabina e kamionit. Megjithatë, për fat të keq, pavarësisht ndihmës, nuk mund të bëhej asgjë. Aksidenti shkaktoi të paktën 8 kilometra bllokim trafiku nga hyrja në A4.

Lajme të tjera |  “Shoqe jemi, motra s’jemi”, batuta e Ermonela Felajt: A do zihemi ne gratë e PS-së për votat?!

Haris Shala ishte i njohur në qytet. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. Kishte ndjekur “Pacinotti” dhe i pëlqente të luante futboll. “Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm – e kujton Marco, një shok shkolle -. Një person i integruar dhe i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

Herta, kushërira e Harisit, është e dëshpëruar: “Nuk ka fjalë – thotë ajo e pushtuar nga lotët – dhimbja në këtë moment është vërtet shumë e madhe”.

Familja Shala ishte goditur tashmë nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021.

Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, kishte vdekur pasi kishte rënë nga skuteri i tij në rrethrrotullimin Kindu midis Pizës dhe San Xhulianos. 918 ditë pas asaj humbjeje të tmerrshme, një tjetër tragjedi. Nuk ka paqe, vetëm lot./Lanazione.it

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us