FOTO/ “Do të të kujtoj gjithmonë me mall shoku im”, Rraman Hallaçi emocionon me fjalët për Lanin e Partizanit

Me 9 prill të këtij viti ndërroi jetë Luan Gjini, i njohur ndryshe si “Lani” i Partizani. Prej 2 dekadash dha kontributin e tij te skuadra kryeqytetasve, duke qenë një nga punonjësit më besnik të “Demave”.

Ikja e tij ishte e parakohshme, por Lani vazhdon të mbetet në zemrat e gjithëve, sidomos të atyre të Partizanit apo njerëzve që e kanë njohur dhe kanë punuar me të.

Një i tillë është edhe Rraman Hallaci, i cili e ka kujtuar nëpërmjet një fotoje. Ish-trajneri i Kukësit ka patur fatin ta njohë Lanin në periudhën kur luante te Partizani. Në foton e postuar nga Hallaçi shkruhet “Do të të kujtoj gjithmonë me mall shoku im, Lani i Partizanit!”, duke emocionuar me fjalët ndaj tij. 

FOTO/ “Do të të kujtoj gjithmonë me mall shoku im”,

Lajme të tjera |  PAMJE TË TMERRSHME/ Ndërhyrja e Donnarummas fatale, Jamal Musiala pëson dëmtimin “HORROR”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us