Foto e fundit e Artan Lames, Shkreli kujton takimin: Para nisjes drejt Mynihut, vizituam muzeun e lënë në mes

Humbja e parakohshme e historianit dhe studiuesit të njohur, ish-zyrtarit të lartë Artan Lame, ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe miqtë e tij të ngushtë dhe opinionin mbarëshqiptar.

Reagimet ngushëlluese kanë qenë të shumta dhe një prej tyre është edhe ai i shokut të tij, arkitektit Artan Shkreli.

“Do na mungosh përjetë”, shkruan ai në llogarinë personale në Facebook, të cilën e shoqëron edhe me një fotografi të postuar me Lamen.

Shkreli ndau edhe momentet e fundit me Lamen, para se të nisej drejt Mynihut të Gjermanisë për shtrim dhe para këtij fluturimi që fatkeqësisht rezultoi pa kthim, vizituan për herë të fundit edhe muzeun që studiuesi dhe koleksionisti i njohur e la në mes.

Mesazhi i Artan Shkrelit për Artan Lamen:

Lajme të tjera |  Fenomeni, si PSD “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave

“Lamtumirë Tani…!

Më lejo të ndaj me shokë e miq momentet e fundit bashkë – ditën që u nise në Mynih për shtrim – dhe që për pak minuta vizituam edhe njëherë muzeun e lënë në mes…

Shpresoj të kemi kthjelltësinë dhe vullnetin që ta përfundojmë ne, shokët e tu, dhe të na drejtosh prej aty lart, pasi e dimë se vetëm ti mund ta bëje atë me artefaktet unike, dokumentet e rrallë dhe dijen tënde të pashoqe.

Do na mungosh përjetë, por dhe do jemi gjithnjë së bashku, sepse prani më të fortë se jotja zor gjendet në këtë vend që e deshe si pakkush e që ta bëri plagë zemrën. Qofsh i yjeve!”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us