FOTO/ “Edhe 4 ditë”, FSHF “tremb” serbët me Elseid Hysajn

Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës të shtunën në mbrëmje në “Arenën Kombëtare”. Djemtë kuqezi do të presin në shtëpi në orën 20:45 Serbinë për sfidën e tretë kualifikuese të Kupës së Botës.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një postim në rrjetet sociale. “4 ditë”, shkruhet në fotografinë e FSHF-së duke numëruar ditët para ndeshjes, ku shikohet Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i Lazios është zgjedhur në këtë fotografi për numrin 4 që mban në fanellë, po aq ditë sa na ndajnë nga sfida me Serbinë. Hysaj pritet të nisë si titullar të shtunën në mbrëmje.

FOTO/ “Edhe 4 ditë”, FSHF “tremb” serbët me

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 25 milionë euro, Inter prezanton futbollistin brazilian

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us