FOTO/ Fitorja e PSG-së gëzon Edvin Muratin, ish-sulmuesi i Kombëtares darkon pas kualifikimit në finalen e Champions

PSG-ja u kualifikua në finalen e Champions League, me parizienët që triumfuan 2-1 ndaj Arsenalit. Këtë triumf të francezve e ka festuar edhe një nga legjendat e Kombëtares shqiptare.

Edvin Murati ka ndarë një foto në rrjetet e tij sociale, ku shihet mes miqsh të skuadrës së PSG-së duke darkuar pas duelit me anglezët. Siç duket kjo fitore dhe ky triumf ka bërë bashkë disa nga miqtë e tij. Kjo tregon raportin e mirë që 49-vjeçari ka mbajtur me shokët ndër vite.

Siç dihet tashmë, Murati në karrierën e tij futbollistike ka mbajtur veshur fanellën e PSG-së për disa sezone. Dhe patjetër që kualiifkimi në finale është përjetuar me shumë emocione nga ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

Lajme të tjera |  Tirana rikthehet në stërvitje, bardheblutë e Bledi Shkëmbit të “përgjysmuar”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us