Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet këtë të enjte në Himarë, ku po prezanton e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, për zgjedhjet e 11 majit.
Sali Berisha po vijon me turin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Takimin e radhës e ka në Himarë, ku krah tij u shfaq edhe eurodeputeti Fredi Beleri, njëherazi edhe ish-kandidati i Berishës për bashkinë e Himarës, i cili u dënua nga autoritetet shqiptare për blerje votash.
Në krah të Berishës u shfaq edhe aleati Vangjel Dule.