FOTO/ Gjeti golin e dytë në Turqi, lojtari shqiptar në 11-shen më të mirë të javës

Endri Çekiçi zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë fundjavën që lamë pas. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare arriti të gjejë rrugën e golit me skuadrën e Adanaspor përballë Yeni Malatyaspor.

Futbollisti 28-vjeçar mori përsipër një penallti të akorduar pranë fundit të pjesës së parë, të cilën e shndërroi në gol. Për golin e shënuar, Çekiçi ka marrë një vlerësim me notën 8.5 nga “Sofascore” dhe jo vetëm kaq.

Mesfushori shqiptar është përzgjedhur për të qenë në formacionin më të mirë të javës së 35-të të Ligës së Parë të Turqisë. Në 8 paraqitje me Adanaspor, Çekiçi ka arritur të shënojë 2 gola dhe një asist.

FOTO/ Gjeti golin e dytë në Turqi, lojtari shqiptar në 11-shen

Formacioni i javës 35-të
Lajme të tjera |  Nga Premier League te PSG, kampionët e Champions League fusin në “sherr” ekipet e së njëjtës ligë! I “buzëqesh” fati sulmuesit të Kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us