Endri Çekiçi zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë fundjavën që lamë pas. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare arriti të gjejë rrugën e golit me skuadrën e Adanaspor përballë Yeni Malatyaspor.
Futbollisti 28-vjeçar mori përsipër një penallti të akorduar pranë fundit të pjesës së parë, të cilën e shndërroi në gol. Për golin e shënuar, Çekiçi ka marrë një vlerësim me notën 8.5 nga “Sofascore” dhe jo vetëm kaq.
Mesfushori shqiptar është përzgjedhur për të qenë në formacionin më të mirë të javës së 35-të të Ligës së Parë të Turqisë. Në 8 paraqitje me Adanaspor, Çekiçi ka arritur të shënojë 2 gola dhe një asist.

Formacioni i javës 35-të