FOTO/ Humbi jetën gjatë aksidentit me BMW në Itali, identifikohet një prej të rinjve shqiptarë

Është identifikuar një prej të rinjve shqiptarë që humbën jetën në Itali, për shkak se makina BMW me të cilën ata udhëtonin shpërtheu në flakë, pas përplasjes së fortë. Njëri prej dy të rinjve që gjeti vdekjen e menjëhershme është 23-vjeçari Marin Kola, nga Lezha, i cili shihet dhe në foton e siguruar nga ZËRI.

Ndërkohë që mbetet ende i paidentifikuar shoku i tij, që po ashtu gjeti vdekjen e menjëhershme në aksident. Një person i tretë u dërgua në gjendje të rëndë drejt spitalit. Mësohet se Kola, nga zona e Zadrimës, prej pak ditësh kishte shkuar në shtetin italian, dhe fatkeqësisht ka ndërruar pas aksidentit fatal.

Raportimi i parë i mediave italiane ishte se të rinjtë shqiptarë udhëtonin me një mjet të vjedhur, dhe se brenda BMW-së ishin gjetur sende dhe pajisje që i kanë ndihmuar ata për të kryer grabitje. Hetimet vijojnë në këtë drejtim.

Lajme të tjera |  Një person gjendet i pajetë në banesë, 50-vjeçari ishte me masë ‘arrest shtëpie’!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us