ETO Gyor i ndërpreu kontratën Albion Markut para kohe. Një largim i papritur, pasi palët kishin kontratë të vlefshme edhe për sezonin e ri.
Nuk dihet ende se cila është arsyeja që klubi dhe lojtari kanë ndarë rrugët mes tyre. Ish-futbollisti i Partizanit tashmë është lojtar lirë në treg.
24-vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale pas njoftimit të klubit. Ish-i i kuq ka ripostuar njoftimin e klubit në “Insta-Story”, ndërsa i ka falenderuar hungarezët për mundësinë e dhënë.
