FOTO/ Jasir Asani “kopjon” Mirlind Dakun, mëngjarashi surprizon në rrjetet sociale

Jasir Asani është njëri nga futbollistët që me shumë gjasa do të jetë titullarë ndaj Serbisë. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45.

Mëngjarashi është një nga lojtarët, ku tifozët shpresojnë të jetë në ditën e tij më të mirë dhe të ndëshkojë serbët. Por kur jemi vetëm 1 ditë përpara këtij dueli, ish-i i Partizanit ka bërë një postim të veçantë.

“Moj Shqipni Nan loke ty t’qofsha fal”, ka shkruar Asani, tesa në foto shihet gjatë një séance stërvitore. Asani duket se ka “kopjuar” Mirlind Dakun me tekstin e përdorur, pasi siç dihet disa ditë më parë sulmuesi kishte bërë një postim të tillë, por që e fshiu vetëm pas disa minutash.

FOTO/ Jasir Asani “kopjon” Mirlind Dakun, mëngjarashi surprizon

Lajme të tjera |  “Shqipëria ka trajner dhe lojtarë të shkëlqyer”, tekniku i Serbisë, Dragovic: Kundërshtari është agresiv, por ne kemi ardhur në Tiranë për 3 pikët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us