FOTO- Kush është Roan Brahimi i ekzekutuar në Athinë, më shumë se 100 plumba drejt makinës së tij

Mediat greke kanë publikuar foton e 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në një atentat mafioz. Së bashku me të, në momentin kur autorët i zunë pritë ishte dhe bashkëshortja Katerina Beqo, 37 vjeç. Kjo e fundit ndryshe nga sa u raportua fillimisht iu ka shpëtuar plumbave, por është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike.

Mësohet se në drejtim të makinës ku po udhëtonte çifti, të cilët kishin shkuar për të marrë fëmijën e tyre të mitur janë lëshuar më shumë se 100 plumba.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke, 31-vjeçari pas ekzekutimit të tij shihet i shtrirë në makinë, ku e pranishme ndodhet dhe policia.

Lajme të tjera |  Kush është në stadium/ Nga kreu i SPAK, Altin Dumanit, tek Andi Bushati, Baton Haxhiu dhe motrat Vjollca!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us