FOTO LAJM: Anglezët interes të madh vetëm për sfidën kundër Shqipërisë, me Letoninë ka ende bileta në shitje

Tifozët anglezë kanë treguar një interes të jashtëzakonshëm për përballjen e kombëtares së tyre kundër Shqipërisë, duke bërë që biletat për këtë sfidë në “Wembley” të shiten plotësisht.

Ndërkohë, për ndeshjen e radhës kundër Letonisë, që do të luhet po në “Wembley” pas vetëm tre ditësh, ende ka bileta të disponueshme.

Federata Angleze e Futbollit i ka nxjerrë biletat për të dyja ndeshjet në të njëjtin hark kohor, por interesimi për sfidën ndaj kuqezinjve ka qenë dukshëm më i madh.

Kjo mund të lidhet edhe me faktin që një numër i madh tifozësh shqiptarë kanë arritur të sigurojnë bileta në sektorët anglezë, duke shtuar kështu entuziazmin dhe kërkesën për këtë përballje.

Lajme të tjera |  Reali pa alternativa për pankinën, Ancelotti merr vendimin e papritur

Përballja mes Anglisë dhe Shqipërisë pritet të jetë një spektakël i vërtetë, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

Ndërkohë, sfida ndaj Letonisë duket se nuk ka ngjallur të njëjtin interes, me disa sektorë ende të pambushur. (TemA)

FOTO LAJM: Anglezët interes të madh vetëm për sfidën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us