FOTO/ “Më tradhtoi me shokun tim të ngushtë”, dëshmia e shqiptarit që vr*u bashkëshorten: M’u errësuan sytë dhe…

39-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Athinë, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin.

Sipas mediave greke, arsyeja pse Kastriot Cenko e kreu këtë veprim ishte xhelozia.

Autori ka thënë në polici se gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.

Pretendimet e 39-vjeçarit ishin: “E mori shoku im në kohën që ndodheshim në dhomën e gjumit dhe ajo u ngrit dhe foli telefon në tualet. M’u errësuan sytë dhe doja të hakmerresha”.

Sipas rrëfimit të tij, Cenko mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Ajo humbi ndjenjat, e ndërsa më pas 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në dhomën e tyre.

Lajme të tjera |  Të mërkurën kthehen rrebeshet! Meteorologia: Korriku dhe Gushti përvëlues, temperatura do ndjehen deri në 46 gradë celcius në diell!

Krimi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes së kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.

Të nesërmen, pasi u zgjuan, fëmijët pyetën të atin se ku ishte nëna. Por ai u tha se kishte shkuar në punë, ndërsa fëmijët u nisën për shkollë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us