FOTO: Ministri i Jashtëm turk mbërrin në Tiranë, ndalon më parë te Xhamia e Namazgjasë

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një vizitë në Shqipëri, fillimisht ka ndaluar te Xhamia e Namazgjasë.

Në një postim në Facebook, Ministria e Jashtme turke shkruan: “Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgjasë, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë”, ndërsa ka ndarë disa foto të Fidan nga xhamia.

Ministri nisi sot turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, sipas burimeve diplomatike. Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale.

Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.

Lajme të tjera |  Ndahet nga jeta Artan Lame, ish zv.ministër dhe ish kreu i Kadastrës e Legalizimeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us