FOTO/ Në prag të merkatos, ish-kapiteni i Partizanit përfundon në Napoli

Shumica e kampionateve kanë mbyllur sezonin e rregullt dhe disa prej skuadrave kanë nisur edhe pushimet. Kështu futbollistët shfrytëzojnë këto ditëe për t’i kaluar pranë familjarëve.

Por jo vetëm kaq, pasi të shumta janë ata futbollistë që kanë vendosur të vizitojnë vende turistike dhe mjaft mahnitëse. Eneo Bitri është njëri prej tyre.

Ish-kapiteni i Partizanit si rrallë kush ka preferuar të udhëtojë drejt Napolit. Diçka të tillë e ka treguar vetë mbrojtësi nëpërmjet një postimi në “Insta-Story”.

Në foton e publikuar duket një nga rrugicat e Napolit, e cila është e zbuluar me ngjyrat e skuadrës së Napolit, e cila vetëm 2 ditë më parë fitoi titullin në Serie A.

Siç dihet Bitri luan në huazim në Hungari te ETO FC Gyor,teksa kartoni i tij zotërohet nga skuadra norvegjeze, Valerenga.

FOTO/ Në prag të merkatos, ish-kapiteni i Partizanit përfundon

Lajme të tjera |  VIDEO/ PSG nuk di të ndalet, shkatërron Reims në finalen e Kupës dhe i dërgon “sinjale” Interit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us