FOTO/ Në prag të merkatos, kampioni i Egnatias përfundon në Emiratet e Bashkuara Arabe

Albano Aleksi ishte padyshim një nga lojtarët kyç në suksesin e Egnatias. Mesfushori ishte një nga më të mirët duke ndihmuar rrogozhinasit për të shkuar te titulli kampion i dytë radhazi.

Ndërkohë që pas përfundimit të kampionatit dhe në prag të çeljes së merkatos, Aleksi ka lënë Shqipërinë. Ai është nisur menjëherë drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe ku po shijon këto ditë pushimi.

Mesfushori 32-vjeçar shfaqet mjaft i lumtur, teksa në krah ka partneren e tij. Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Aleksi mori pjesë në 40 ndeshje, duke ndihmuar ekipin edhe me dy asiste të dhuruara.

Lajme të tjera |  Pritja në Manchester mori fund, “Topi i Artë” rikthehet në ekip

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us