FOTO/ Në prag të merkatos, Vangjel Zguro lë Pogradecin për SHBA

Vangjel Zguro mbylli një sezon mjaft të mirë me Pogradecin. Mbrojtësi i majtë, ishte një pikë kyçe për “liqenorët” në ëndrrën për Superiore, duke shkuar deri në “play-out” përballë Tiranës.

Megjithatë, në prag të merkatos, ditë të cilat janë pushim për lojtarët, Zguro ka lënë qytetin e Pogradecit. 32-vjeçari është nisur menjëherë drejt SHBA, teksa po kalon këto ditë pushimi në Florida.

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Zguro është aktivizuar në 25 ndeshje, mes Partizanit dhe Pogradecit. Mbrojtësi i majtë ia doli që të shënonte 4 gola.

FOTO/ Në prag të merkatos, Vangjel Zguro lë Pogradecin për

Vangjel Zguro në Florida
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Te Pogradeci nuk humbin kohë, “blindojnë” për 3 vite një nga titullarët e skuadrës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us