FOTO/ Orges Shehi te Ballkani, ish-trajneri i Tiranës dhe Partizanit zbulon gjithçka më veprimin e fundit

Orges Shehi pritet të marrë drejtimin e Ballkanit pas largimit të Artim Pollozhanit. Ish-trajneri i Partizanit dhe Tiranës do të ulet kështu në stolin e kampionëve të Kosovës, pasi siç “Newsport.al” ditën e djeshme bëri me dije se palët kanë arritur marrëveshjen.

Së bashku me Shehin te Ballkani pritet të transferohen edhe “skuadra” e tij. Kështu Shehi do të marrë me vete edhe Sebino Plakun. Pikërisht ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Në foto është së bashku me Orges Shehin dhe Artan Karapicin, me të cilët ka punuar te Partizani dhe Tirana. Ish-sulmuesi ka shkruar krahas fotos “Loading…” duke treguar kështu se shumë shpejt do të zyrtarizohen te ekipi i ri.

FOTO/ Orges Shehi te Ballkani, ish-trajneri i Tiranës dhe Partizanit zbulon

Lajme të tjera |  Mungon vetëm zyrtarizimi, Ismajli sapo ka mbërritur për vizitat mjekësore me klubin italian

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us