FOTO/ Rama dhe familjarët vendosin lule në vendin ku u vrarë 4 protestuesit e 21 Janarit

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar dhe nga familjarët e viktimave të 21 janarit ka marshuar këtë të dielë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë vendosur lule në vendin ku mbetën të vrarë katër protestuesit më 21 janar të vitit 2011. Konkretisht Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda. Kreu i qeverisë ka vendosur lule në pllakat e vendosura pranë Kryeministrisë. Më herët Rama mbajti një pritje për familjarët në selinë e qeverisë ku dhe mbajti një fjalim.

FOTO/ Rama dhe familjarët vendosin lule në vendin ku u vrarë 4

EDI RAMA
FOTO/ Rama dhe familjarët vendosin lule në vendin ku u vrarë 4

EDI RAMA

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale.

Lajme të tjera |  Traktori e përplas për vdekje, shqiptari humb jetën duke punuar në arë në Itali

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us