Agim Ibraimi dhe Tirana ditën e sotme kanë ndarë rrugët mes tyre. palët kanë ndërprerë me marrëveshjen kontratën mes tyre.
Aventura e drejtorit sportiv merr fund pas 1 viti në kryeqytet. Tashmë pas zyrtarizimit të lajmin ka reaguar edhe ish-sulmuesi.
36-vjeçari ka postuar një foto në “Insta –Story” ku duket me çunin e tij të ulur mbi topa. Djali mban veshur fanellën e Tiranës dhe Ibraimi ka shkruar “Faleminderit Tirona”.
Kujtojmë se aventura e ish-lojtarit te Tirana ishte e para në rolin e drejtorit sportiv në karrierën e tij. Tashmë 36-vjeçari është i lirë, teksa do të synojë një tjetër aventurë në të ardhmen.
