Del foto e Lulëzim Camit, 68-vjeçarit i cili u vra dje në shtëpinë e tij nga i vëllai Vehap Cami, ky i fundit pasi la të vdekur vëllain vrau edhe veten.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një debatit verbal që dy vëllezërit kanë pasur ndërmjet të tyre për një pronë në fshatin Tërbaç të Bulqizës. Por në policinë e Bulqizës, Report Tv i thonë, se nuk ka asnjë denoncim, apo incident të regjistruar për mes palëve.
Të dy vëllezërit Cami me origjinë nga Tërbaçi i Bulqizë, pas viteve ’90 ishin shpërngulur, në Tiranë. Vehap Cami jetonte në Farkë.