FOTO/ Zguro “presion” Partizanit, nuk duron përjashtimin dhe takon ish-trajnerin bardheblu

Vangjel Zguro prej javësh është i përjashtuar nga ekipi i Partizanit. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk e ka të sigurtë rikthimin në radhët e ‘të kuqve’ dhe situata e tij vazhdon që të jetë e paqartë.

Megjithatë, Zguro ka kohë që t’u kushtojë kohë miqve të tij. Në një foto të publikuar së fundmi, mbrojtësi shihet krah trajnerit të Kukësit, Emiljano Çela dhe ish-zëvendës trajnerit të Tiranës, Sebino Plaku.

Kujtojmë që ky i fundit ka qenë zëvendës i Orges Shehit edhe te “Demat”.

Një takim që ngre shumë pikëpyetje, me Zguron që ndoshta po mendon dhe largimin nga Partizani. Dhe në një moment jo të mirë për Kukësin, sigurisht 31-vjeçari do të ishte një përforcim ideal.

FOTO/ Zguro “presion” Partizanit, nuk duron përjashtimin dhe

Vangjel Zguro, Emiljano Çela dhe Sebino Plaku
Lajme të tjera |  Ardian Ismajli është i “preferuari” i disa klubeve për mbrojtjen, ekipi i Serie A nuk heq dorë nga shqiptari

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us