FOTO/ Zhduku Vlahoviç nga fusha e lojës, shihni statistikat dhe notën e Ardian Ismajlit për ndeshjen ndaj Juventusit

Ardian Ismajli ishte thuajse i pagabueshëm në ndeshjen e sotme mes Empolit të tij dhe Juventusit që pretendon për titullin kampion në Serinë A.

Mbrojtësi shqiptar bllokoi në të gjitha mënyrat Dushan Vlahoviç, duke mos e lejuar këtë të fundit të tregonte aftësitë para portës. Ndërhyrjet e njëpasnjëshme të Ismajlit dhe bllokimet e tij ishin pjesë e meritës që kishte prapavija e Empolit teksa mbylli ndeshjen me barazimin pa gola.

Ismajli u vlerësua me notën 7,5 nga “SOFASCORE” për këtë duel, duke qenë lojtari më i mirë në fushën e lojës sa i përket paraqitjes së tij me statistikat e regjistruara gjatë takimit të sotëm.

WhatsApp Image 2024-09-14 at 8.15.14 PM

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Kristjan Asllani drejt La Liga! Klubi elitar e do në ekip, Inter i vendos çmimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us