FOTOLAJM/ Elia shkon në Gjykatë, por mban syze për mos t’u njohur! Leka II çon avokatin

Elia Zaharia është shfaqur në publik pas videoskandalit në Oborrin Mbretëror, ku u përplas fizikisht me ish-bashkëshortin Princ Leka.

Aktorja është fotografuar teksa ka dalë nga Gjykata ku u zhvillua seanca për zgjidhjen e martesës me Princ Lekën, me të cilin u nda pas 15 vitesh së bashku vitin e kaluar.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 Janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Ndërkohë më 5 Mars çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 6 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

Lajme të tjera |  “Pse qani?” Pas daljes së Jozit nga “BBV”, Xum Allushi nuk kursehet me Loredanën: Merr valixhen dhe dil!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us