FOTOLAJM/ “Hienat të bëjnë punën e vet”, Vangjel Zguro sulmon drejtuesit e Partizanit?! Mbrojtësi që u përjashtua: Do të vijë lehtësimi

Vangjel Zguro vazhdon që të jetë i përjashtuar nga Partizani. Kjo situatë e mbrojtësit vazhdon prej muajsh dhe ende nuk ka një verdikt final mbi të ardhmen e 31-vjeçarit.

Por një tjetër reagim ka ardhur së fundmi nga Zguro në rrjetet sociale. Krah një fotoje ku shfaqet duke u stërvitur, mbrojtësi shkruan ashpër dhe duke “thumbuar”, por nuk dihet se në drejtim të kujt.

“Gjithmonë qëndro i drejtë me veten dhe me Zotin lart. Lëri hijenat të bëjnë punën e vet, pas vështirësisë vjen lehtësimi”, është shprehur 31-vjeçari.

Një reagim që ndoshta “shigjeton” drejtpërdrejtë drejtuesit e Partizanit. Megjithatë, çështja “Zguro” mbetet ende në hije, me mbrojtësin që është “pa ekip” momentalisht.

FOTOLAJM/ "Hienat të bëjnë punën e vet", Vangjel

Postimi i Vangjel Zguros
Lajme të tjera |  Partizani kërkon lider në mesfushë, projektohen afrime të bujshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us