Egzon Belica është një nga lojtarët që ka lënë gjurmë në kampionatin shqiptarë. Mbrojtësi ka luajtur për 4 sezone te skuadra e Partizanit
Me “Demat” ia a dalë të fitojë 1 titull kampionë dhe një Superkupë, duke qenë një protagonist me kryeqytetasit. Por 34-vjeçari siç duket nuk e harron Tiranën.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se është rikthyer sërish në kryeqytet. Lojtari nga Maqedonia ka nostalgji për kohën e kaluar te Tirana dhe ka preferuar të rikthehet sërish. Nuk dihet ende nëse kjo vizitë në Tiranë është për të kaluar disa ditë pushimi, apo për ndonjë arsye tjetër.
Aktualisht futbollisti është pa një skuadër, kjo pasi mbyli aventurën e tij me Rabotnickin dhe tashmë është lojtar i lirë në treg.
