FOTOLAJM/ Sylvinho në “aksion”, trajneri i Kombëtares shqiptare ndjek nga afër duelin Egnatia-Partizani

Aktualisht po zhvillohet përballja gjysmëfinale mes Egnatias dhe Partizanit në “Arenën Kombëtare”. Ekipet janë në garë për një vend në finalen e madhe të Superiores, aty ku do t’i presë skuadra e Vllaznisë.

Në përfundimin e pjesës së parë të takimit, u vu re në kamera dhe prezenca e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho. Tekniku brazilian i kuqezinjve po ndjek nga tribuna këtë gjysmëfinale.

Me shumë gjasa, Sylvinho po përfiton të shikojë nga afër edhe ndonjë lojtar që mendon t’i bëjë një ftesë në listën e Kombëtares. Rikujtojmë që Shqipëria ka dy ndeshje në muajin qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Lajme të tjera |  Klubet shqiptare me sytë nga UEFA, “dritë jeshile” për kampionët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us