Rrjetet sociale vijojnë të akuzohen se kanë krijuar lehtësim për abuzuesit e fëmijëve. Një përdoruesi i Apple, në vitin 2020 njoftoi ‘Meta-n’ se fëmija i tyre 12-vjeçar ishte “kërkuar” në Facebook, sipas një versioni të saporedaktuar të ankesës në një padi kundër Metës të ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico në dhjetor.
Incidenti i vitit 2020 i cili është i detajuar në ankesën e saporedaktuar duke cituar dokumente të brendshme është pjesë e një historie shumëvjeçare të njerëzve brenda dhe jashtë gjigantit të mediave sociale të drejtuar nga Mark Zuckerberg, duke ngritur shqetësime rreth ekspozimit të përdoruesve të rinj ndaj përmbajtjeve seksuale dhe të papërshtatshme, pretendon Prokurori i Përgjithshëm, shkruan CNN.
Sipas ankesës, pasi ekzekutivi i Apple ia raportoi çështjen Meta-s, atëherë i njohur si Facebook, të paktën një punonjës i Meta ngriti shqetësimet e brendshme se incidenti mund ta rrezikonte kompaninë që Facebook të hiqej nga ‘Apple App Store’, një ngjarje potencialisht shkatërruese.
“Kjo është ajo lloj gjë që e zemëron Apple deri në atë masë sa kërcënon se do të na largojë nga App Store”, thuhet në dokumentin e brendshëm Meta, sipas ankesës. Ai vazhdoi duke pyetur nëse kishte një afat kohor se kur ‘do t’i ndalojmë të rriturit të dërgojnë mesazhe për të miturit në IG Direct’.
Anekdota është një nga disa në ankesën e saporedaktuar, e cila pretendon se punonjësit e Meta kanë ngritur vazhdimisht alarmin se kompania nuk po bënte sa duhet për të mbrojtur përdoruesit e rinj nga shfrytëzimi. Meta e kundërshtoi këtë pohim në një deklaratë të enjten.