Ishulli i Sazanit, një prej perlave më të bukura që Shqipëria bart në thellësitë e detit të kaltër Jon, tashmë është pjesë e një projekti luksoz nga dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, Jared Kushner. Vetë Kushner në një intervistë për agjencinë e lajmeve Bloomberg ka ndarë imazhe të projektit që pritet të ndërtohet në Sazan.
Në imazhet e publikuara shihet se mes pyejeve do të ndërtohet një resort luksoz nga marka Aman. Jared Kushner synon të investojë 1 miliardë dollarë në Shqipëri në ndërtimin e rezidencave dhe resorteve në Ksamil, Zvërnec dhe ishullin e Sazanit.
‘Aman’ u themelua në vitin 1988 me vizionin e ndërtimit të një koleksioni strehimesh intime me mikpritjen e ngrohtë të një shtëpie të këndshme private. ‘Aman’ ka marrë përsipër ndërtimin e pronave në shumë vende të tjera me bukuri të patejkalueshme, parqe të mbrojtura dhe 15 brenda ose pranë vendeve të trashëgimisë së UNESCO-s. Pronat Aman janë të vendosura në Butan, Kamboxhia, Kinë, Republikën Domenikane, Francë, Greqi, Indonezi, Indi, Itali, Japoni, Laos, Meksikë ( 2024), Mali i Zi, Maroku, Filipinet, Sri Lanka, Tajlanda, Turqia, Ishujt Turks & Kaikos, SHBA dhe Vietnami.
Përveç investimit në Shqipëri, Jared Kushner ka gati dhe një tjetër investim. Një projekt i tretë do të transformonte tre blloqe të braktisura në zemër të kryeqytetit serb Beograd në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-Qeverisë së Jugosllavisë.