FOTOT/ Ishin në takimin e tyre të parë, çifti mbytet në liqenin e Como-s

ITALI– Darka e parë në çift buzë liqenit të Como-s në Itali ka rezultuar tragjike për Morgan Algerin dhe Tiziana Tozzon, të cilët përfunduan në ujërat e ftohtë të liqenit, pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në ujë. Mbetet ende e paqartë se si makina e tyre, çau barrierat e rrugës dhe përfundoi në liqen.

Cifti pësoi vdekje nga mbytja. Ndërhyrja e Policisë dhe pëlumbarëve ishte jo shpresëdhënëse për jetën e të dashuruarve, të cilët tashmë kishin gjetur vdekjen. Autoritetet shprehen se do të jetë autopsia, ajo që do të hedhë dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tyre.

FOTOT/ Ishin në takimin e tyre të parë, çifti mbytet

MORGAN ALGERI
FOTOT/ Ishin në takimin e tyre të parë, çifti mbytet

TIZIANA TOZZO

Tiziana, e cila la pas djalin e saj 14-vjeçar, ishte njohur një muaj më parë me Morgan, i cili ishte pilot dhe instruktor fluturimi në shkollën Brembate di Sotto. Morgan u takua fillimisht me Tizianën në Villa Geno buzë liqenit, më pas darkuan në një restorant në Capiago Intimiano. Telefonat e tyre celularë u gjetën, por nuk ka asnjë provë për ndonjë ngjarje para përplasjes.

Lajme të tjera |  Plas sherri në KUVEND/ Vokshi-Ndrecës: Kujt i thua rrugaçe ti? Si s’të vjen turp! Deputeti i PS: Nuk pyes për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us