FOTOT- Kush është Blerta, fotografja që i vodhi zemrën Princ Lekës?

Tani nuk ka më asnjë dyshim! Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Por duket se princit nuk i është dashur shumë kohë që të gjejë sërish dashurinë! Ditët e fundit ai ka shtuar numrin e fotove të postuara, ndryshe nga zakonisht, dhe në to shihet vetëm me vajzën e tij. Por e veçanta është se i ka dhënë kreditet edhe fotografes.

Sipas “GazetaTema” bëhet fjalë për Blerta Celibashin, që punon si gazetare për marrëdhënien me median dhe që është e angazhuar duke i bërë foto gjithë kohës Lekës dhe së fundmi i ka shkrepur edhe pozat me të bijën, Geraldinën. ZËRI ka zbuluar edhe disa foto të vajzës që i ka vjedhur zemrën princit.

FOTOT- Kush është Blerta, fotografja që i vodhi zemrën Princ

BLERTA CELIBASHI

 

Lajme të tjera |  Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Sot do të ishte 17 vjeç...!

Ndërkohë që deri më tani as Elia Zaharia dhe as Leka nuk kanë bërë asnjë reagim, duke mos konfirmuar e as mohuar ndarjen e tyre. Por kanë mjaftuar mungesa në krahët e njëri-tjetrit që është theksuar gjithmonë e më shumë gjatë vitit të fundit. Për të zbuluar më shumë lidhur me çfarë ka ndodhur, ZËRI ka tentuar që të kontaktojë me Princ Lekën, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us